Partitë fantazmë, Celibashi: Shumë subjekte ekzistojnë vetëm në gjykatë
Në Shqipëri janë të regjistruara 131 parti politike në Gjykatën e Tiranës, por vetëm gjysma e tyre kanë adresa të deklaruara.
Duke përjashtuar 3 partitë kryesore dhe disa më të vogla që herë pas herë marrin nga 1 deri në 3 deputetë, gjithë të tjerat janë thuajse inekzistente dhe shumica as nuk regjistrohen në zgjedhje.
Pohimi erdhi këtë të mërkurë edhe nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se do duhet parë një zgjidhje për këtë gjendje të krijuar me numrin e partive që rezultojnë si subjekte politike.
“Një pjesë e madhe e partive politike, edhe pse janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës janë inekzistente, jo vetëm në veprimtari politike, por nuk duken asgjëkund. Por ato thjesht ekzistojnë vetëm si subjekte që kanë zënë kolonat në regjistrin e partive politike dhe asgjë më tepër”, u shpreh Celibashi.
Kreu i KQZ foli edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit, ku theksoi se mundësia e zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik do të varet nga fondet që do të akordojë qeveria.
“Do donim të dinim nëse është i mundur financimi i zhvillimit të votimit elektronik në këto 6 bashki, maksimumi i muajit dhjetor, përndryshe edhe nëse këto para i jepen KQZ, procesi i realizimit kërkon kohë. Ka deklarime sporadike të përfaqësuesve të partive për ta zgjeruar votimin elektronik, por nuk ka një shtysë të fortë”, u shpreh komisioneri shtetëror i zgjedhjeve.
Celibashi foli edhe për financimin e partive politike, ku theksoi se për akuzat e parave nga vende të huaja, hetimi është në dorën e Prokurorisë.
“Ka parashikime në Kodin Penal dhe në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë çështje dhe janë çështje që mesa di unë janë duke u adresuar nga prokuroria. Përbëjnë shkelje të rënda ligji, që klasifikohen si vepra penale dhe si të tilla trajtohen nga organet përkatëse të drejtësisë”, theksoi Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur