‘Është fajtore për korrupsion’, kreu i SPAK flet për dënimin e ish-zv.ministres
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja deklaroi se ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u akuzua dhe dënua nga gjykata për korrupsion.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Kraja u shpreh se favoret që ka përfituar Voda personalisht si zv.ministre, janë vendimarrje e saj dhe jo e organit të akuzës.
“E para, nuk është kjo e vërteta për të cilën ajo është akuzuar dhe është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. Ajo është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastaj problematika se çfarë ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme zonja Vodo apo dikush tjetër, është një vendimmarrje e saj dhe jo e jona. Ne jemi organ i zbatimit të ligjit që kur konstatojmë vepër penale, jemi të detyruar patjetër që të ushtrojmë ndjekjen penale dhe t’i kërkojmë gjylatës dënimin e fajtorëve.
Mesa kujtoj, zonja Voda nuk ka qenë e arrestuar me masë sigurimi “Arrest me burg”, kështu që në porpocion me atë çfarë ka bërë, gjykata ka vendosur dënimin dhe ajo është fajtore, nuk dua ta zgjas më tepër. Ne kemi qenë shumë korrekt në njoftimet që kemi bërë dhe njoftimet tona kanë të bëjnë vetë me faktin për çfarë është akuzuar dhe për çfarë është dënuar”, theksoi ai.
Sipas SPAK, Voda në cilësinë e zv. ministres së Brendshme ka “pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu”.
Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2020 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve