E vetme me vajzën e sëmurë, nëna prej muajsh s’merr kempin
Të jesh nënë këtu është shumë e vështirë. Kjo është Katerina Kamberi, nënë e divorcuar me një vajzë 32-vjeçare, që vuan nga epilepsia.
Nënë e bijë jetojnë të vetme në një shtëpi me një frigorifer bosh, pa ujë e drita.
Prej 4 muajsh, asaj nuk i japin paratë e kujdestarisë së të bijës. Arsyen nuk e di.
“Shkova për të marrë lekët, unë në fakt. Unë nuk e dija që ma kishin hequr, nuk më tha aty mua ajo”, thotw Katerina Kamberi.
“Dyert kudo të shkosh i ke të mbyllura, të përcjellin. Lozin, po me kë? Me një fëmijë të sëmurë, invalide? Për çfarë arsye ma hoqën kujdestarinë? Ta di dhe unë si nënë. Ia kam kërkuar e nuk ma thonë”, shprehet ajo.
Pavarësisht se ka trokitur në dyert e shumë institucioneve, thirrjeve të Katerinës për ndihmë askush si është përgjigjur.
“Kam një muaj që rri rrugëve. Rri i lus e nuk më japin asnjë rrugëzgjidhje”, thotw Katerina.
Me disa muaj pa paguar shtëpinë, qiradhënësi shpeshherë i ka lënë në rrugë.
Euronews Albania u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Durrës. Drejtuesi i saj, Petrit Ismailati na komunikoi se janë në dijeni të problematikës. Sipas tij, mosmarrja e kempit ka lidhje me problemet e portalit e-Albania, pas sulmit kibernetik, ndërsa pohoi se në dhjetor Katerina do t’i marrë të gjitha paratë e këtyre muajve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet