Altin Lala: Brazili favorit i Botërorit, shpresojmë që Zvicra të mposhtë Serbinë
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Lala sheh Brazilin si një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e Kupës së Botës në Katar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lala u shpreh se Brazili e pati të vështirë të fitonte ndaj Zvicrës.
Duke u ndalur te “Helvetët”, Lala shpreson që zviceranët të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë.
“Mendoj që Zvicra luajti jashtëzakonisht shumë mirë, nuk ishte e lehtë dje për Brazilin. Mendoj që Brazili hyn te pretendentët kryesorë. Ka shënuar tre gola dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Mendoj që Brazili do jetë një nga pretendentët kryesorë.
Zvicra i nxorri shumë vështirësi Brazilt, duke parë që edhe Brazili ka një lojë të shpejtë me kombinime, kanë lojtarë me teknikë shumë të lartë dhe prapë e patën të vështirë. Shpresojmë që Zvicra të fitojë ndaj Serbisë. Ka për të pasaur surpriza në vazhdimësi. Nuk fiton gjithmonë më i miri”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta