Kombëtares i duhet një trajner i ri, thotë ish-futbollisti Altin Lala
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Lala e vlerëson punën e bërë nga Edoardo Reja në përfaqësuesen e Shqipërisë, por thotë se duhet një trajner i ri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lala u shpreh se duhet një trajner që t’i japë një impuls të ri skuadrës.
Ndër të tjera, Lala nënvizoi se është e vështirë të gjesh trajnerë të mirë, për shkak se kërkojnë edhe paga të larta.
“Unë mendoj që Edi Reja ka bërë mirë, pavarësisht se ka pasur dhe shumë kritika. Ai është një trajner me eksperiencë, për ato vite që ishte aty, sidoqoftë, grumbulloi disa lojtarë të rinj. Kjo ishte diçka shumë pozitive, patëm dritë edhe hije. Në disa ndeshje mund të luanim më mirë, në disa ndeshje kemi luajtur mirë.
Mendoj se ka ardhur koha për të ndryshuar diçka. Gjithmonë, edhe nga eksperienca ime, del më parë një trajner, skuadrën nuk e ndryshon dot. Të japësh një impuls të ri, një shkëndijë të re. Shpresojmë që të gjejmë një trajner të mirë që t’i përshtatet kombëtares, por edhe anasjelltas, Nuk është e lehtë të gjesh trajnerë të mirë, kërkojnë shumë para”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur