“Je mashtrues”, dy shqiptarët në Londër përballen live në emisionin për protestën

30 Nëntor 2022 | 10:23

Emigrantët shqiptarë zhvilluan protesta të fuqishme në Britani të Madhe në shenjë indinjimi ndaj deklaratave të Sekretares së Brendshme Suela Braverman, e cila kërkoi masa shtrënguese ndaj emigracionit.

Por siç duket, kjo protestë është bërë mollë sherri mes dy shqiptarëve.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, një nga shqiptarët, Ilir Dedaj, u shpreh se nuk u organizua një protestë sikurse ishte përfolur, por një aktivitet festiv me flamuj e makina nëpër rrugë.

Por Enkeleid Omi, në një reagim hodhi akuza ndaj tij, duke e quajtur atë mashtrues dhe  kundërshtues të protestës së shqiptarëve.

Ndërsa sot, në emisionin “Good Morning Albanians”, të dy shkëmbyen replika me njëri-tjetrin.

“Për atë duhet të ketë një ndjesë publike, sepse unë nuk kam ofenduar askënd. Ata ngrenë akuza kundër meje pa më njohur fare. Ne kërkojmë të bashkohemi. Unë kur të mbaroj, do t’ju dëgjoj me shumë dëshirë. Nuk duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin, duke mos e njohur personin në fjalë”, theksoi Dedaj.

“Je ti që duhet të kërkosh ndjesë! Nuk kam mundësi t’i kërkoj ndjesë atij. Je gabim. Ne jemi organizatorë zyrtarë, sepse ne kemi marrë përgjegjësinë. Është organizim i mirëfilltë. Nuk kam dëshirë të shpenzoj kohën e televizioneve. Është kohë e humbur kot”, tha Omi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024