Protesta e 6 dhjetorit në favor të Edi Ramës, thotë Milaim Zeka
Po të ishte një protestë e organizuar nga shoqëria civile, do të ishte ndryshe. Kështu u shpreh në Euronews Albania, gazetari Milaim Zeka për protestën e 6 dhjetorit.
Sipas tij, nëse qëllimi do të ishte neglizhenca e BE-së karshi Shqipërisë apo vizat e Kosovës, do të ishte me vend protesta në po të njëjtën ditë që liderët e unionit mblidhen në Tiranë, por qëllimi dhe organizimi nga opozita mund të keqkuptohet nga europianët.
“Janë 1 milion arsye për të cilat njerëzit do të mund të protestonin në datën 6 dhjetor. Protesta e organizuar nga opozita, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, shkon në favor të Edi Ramës. Është tepër politike dhe mund të merret nga Edi Rama si arsye për ta përdorur edhe tek udhëheqësit më të lartë të Bashkimit Europian,” – u shpreh Zeka.
Duke qenë se samiti është një ditë historike për shqiptarët dhe jo për historinë, protesta që pritet të mbahet në po të njëjtën ditë, sipas gazetarit do të ishte në favor të kryeministrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta