Cilat janë mesazhet e presidentit gjerman? Ish-ambasadori tregon detajet
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, komentoi në një intervistë për Euronews Albania mesazhet e presidentit gjerman në vendin tonë.
Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë. Hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë.
Nesho tha se ai është një personalitet i spikatur dhe diplomat me përmasa të mëdha, që ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në procese të tjera të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Sipas tij, kjo vjen pasi Frank-Walter Steinmeier përfaqëson Gjermaninë, shtetin më të fuqishëm të Europës.
“Sot në Shqipëri është një vizitë tepër domethënëse me mesazhet e saj të qarta, që në radhë të parë tregon se Gjermania përkrah fuqishëm futjen e këtyre vendeve sa më shpejt në Bashkimin Europian,” – u shpreh Nesho.
Ai tha se perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një perspektivë me një konsensus të gjerë tashmë nga të gjitha vendet e BE-së, duke parë edhe kushtet gjeopolitike që po kalon Europa.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë shtoi se mesazhet e pritshme të presidentit gjerman lidhen me luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe emigrimit masiv të rinisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh