Ish-deputeti e pranon: Kemi paguar njerëz që të marrin pjesë në protesta

1 Dhjetor 2022 | 14:08

Ish-deputeti Halit Valteri në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se kur ishte deputet kanë paguar njerëz në mënyrë që këto të fundit të marrin pjesë në protestat që organizoheshin.

Teksa komentoi 6 dhjetorin, Valteri tha se Berishës do i bashkohen anëtarët e PD-së dhe ata që janë të paguar.

“Nuk do të ndodh asgjë me 6 dhjetor, do dalin ca njerëz të protestojnë, shumica janë njerëz të paguar ose janë militantë anëtarë partie që kanë qenë gjithmonë pas Berishës. Janë njerëz që janë të paguar dhe shumica janë anëtarë partie.

U paguhen makinat, ushqimi,  ardhja në Tiranë. Unë kam pasur detyrë të sjellë njerëz. Po kam paguar njerëz sepse më ka pas dhënë partia.  Edhe tek çadra i mbanim njerëzit me turne. Kemi dhënë 20 mijë lekë për çdo makinë që ka ardhur.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024