Nard Ndoka për Ramën: Kryeministër tallava, është i frikësuar
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e quajti “kryeministër tallava” Edi Ramën, në një intervistë për Euronews Albania.
Ai komentoi deklaratën për media të Ramës, i cili bëri me dije se nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët. Bëhet fjalë për 5 mijë lekë, që Ndoka tha se shprehet me të vjetra pikërisht sepse ka turp të thotë shifrën me lekë të reja.
Sipas kreut të Partisë Demokristiane, Rama ka frikë edhe nga Erion Braçe të cilit, sipas tij, i bëri “furça” pas mbledhjes së qeverisë gjatë bisedës me gazetarët.
Kryeministri u pyet në lidhje me akuzat e Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit urdhëroi rrëzimin e amendamentit të tij për bujqit.
“Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që para të keni ngrënë një lugë mjaltë”- tha Rama.
“Ishte në pikat më të ulëta. Unë nuk e kisha parë ndonjëherë edhe të trembur, edhe të frikësuar edhe shumë të hallakatur. Një kryeministër duhet të vendoste një lloj standardi edhe përballë gazetarëve,” – tha Nard Ndoka në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve