Dhuna ndaj grave dhe vajzave, aktivistja Elga Mitre sjell 10 rrëfime

24 Shtator 2020 | 08:00

Një anketë e Institutit të Statistikave, INSTAT dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara mbi dhunën ndaj gruas në Shqipëri tregon se 1 në 2 gra në Shqipëri ka përjetuar një lloj dhune të paktën një herë në jetë. 

Në shumë raste, gratë e dhunuara besojnë se shoqëria do të mendojë se ato kanë një farë gabimi që justifikon dhunën ndaj tyre.

Aktivistja e drejtave njeriut, Elga Mitre ka arritur sjellë në një botim, 10 rrëfime nga gra të dhunuara fizikisht apo psikologjikisht që kanë gjetur kurajën të tregojnë historitë e tyre.

“Ndërsa po mblidhja historitë, gjëja që doja të bëjë – sepse edhe unë kam pas dilemat e mia nëse po bëja gjënë e duhur – e ndaja draftin me një burrë, me një mik me një shok, dhe komentet që merrja ishin; Jam përlotur dhe jam tronditur dhe mendova që kjo gjë do t’ia vlejë”, u shpreh znj. Mitre.

“Shpresoj që libri që është vetëm në versionin elektronik dhe falas dhe mund të lexohet nga kushdo, të mund sado pak të sjellë një reflektim në shoqërinë shqiptare. Jam duke përgatitur versionin audio për ata që nuk kanë kohë ta lexojnë.

Aktivistja tha se, nuk janë histori të jashtëzakonshme, janë histori të dhunës psikologjike dhe fizike dhe histori ku gratë dhe vajzat bëjnë zgjedhje mbi rrethanat ku ato jetojnë dhe arrijnë të dalin nga ky rreth vicioz.

“Të 10 historitë janë të vërteta. I kam mbledhur këto histori përmes një thirrjeje ku ftova gra dhe vajza që të ndanin me mua historitë e tyre. Qëllimi nuk ishte që të mbledhja histori qaramanë, por histori që tregonin se ka dritë në fund të tunelit dhe gratë dhe vajzat mund t’ia dalin”, tha znj. Mitre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026