Pranga policit dhe sekserit, ryshfet për të kthyer patentën e bllokuar të qytetares

2 Dhjetor 2022 | 15:36

Një punonjës i policisë dhe një qytetar kanë rënë në prangat e policisë për korrupsion. Alkid Ndreu, specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i Organit Administrativ Shtetëror dhe Eduard Caka, i kanë marrë ryshfet një qytetareje për t’i rikthyer patentën.

Qytetares B.D. i ishte bllokuar patenta nga policia rrugore për tre muaj, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Eduard Caka, që në këtë rast ka pasur rolin e ndërmjetësuesit, ka marrë shumën prej 70 mijë lekësh nga qytetarja për t’ja dhënë Alkid Ndreut. Ky i fundit, pas marrjes së shumës ka kthyer patentën edhe pse ligjërisht dokumenti rezultonte i bllokuar.

Zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Caka për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” .

Nën hetim në gjendje të lirë është dhe qytetarja që ka dhënë shumën prej 70 mijë lekësh për të marrë patentën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026