Samiti i BE-BP në Tiranë, Bejko: Mesazh për Serbinë, nuk zbatoi detyrat e Europës
Pedagogu Roland Bejko ka komentuar samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është lajm i mirë që Shqipëria është zgjedhur si vendi për t’u zhvillohet ky samit.
Ndër të tjera ai tha se ky samit është dhe mesazh për Serbinë.
“Është një lajm shumë i mirë që Shqipëria është zgjedhur për t’u zhvilluar samiti i BE-Ballkan perëndimor. Faktori shqiptar në rajon është i rëndësishëm. Mund të ishte zgjedhur dhe Beogradi, pasi kështu pëlqejnë evropianët. Ky është një mesazh edhe për Beogradin pasi nuk po i zbaton detyrat e dhëna nga Europa.
Nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë. Pastaj marrëdhënia e tendosur që ka me Kosovën dhe kjo është një element që duke qenë se kosovarët i plotësuan kriteret e tyre për të përfituar nga liberalizimi i vizave, Europa u tregua skeptike. Është krijuar një ide që po mbështetet më shumë Serbia në krahasim me vendet e rajonit. Në kushtet që ne jemi kjo është inkurajim për shqiptarët dhe për Kosovën e për Maqedoninë, që shqiptarët të mos e shikojnë më Evropën si bashkësi që i refuzon shqiptarët për shkak të fesë së tyre”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- TIA njoftim me rëndësi për qytetarët që udhëtojnë nesër nga Rinasi
- Përse Abazoviç nuk vjen në samitin e Tiranës? Çoba zbulon se ç’po ndodh në Mal të Zi
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve