Berisha: Nesër protestë e fuqishme, t’i tregojmë Evropës se jemi në betejë me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë e fuqishme, për t’i treguar liderëve evropianë, se opozita është në betejë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si armikun e egër të votës së shqiptarëve.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në mbrojtje të vlerave evropiane, që sipas tij, janë tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama.
“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në shenjë proteste, në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, të bashkohet nesër në shesh me ne, p ër t’i treguar liderëve evropianë se ne jemi në betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën”, theksoi kryedemokrati.
Ditën e nesërme, po më 6 dhjetor, do të organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku pritet të mbërrijnë 27 liderë evropianë.
Policia nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Berisha ka shprehur vendosmërinë e tij për ta realizuar atë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta