‘Ishin fshirë listat’, Dogjani për Primaret në Kamzë: U abuzua me procesin

5 Dhjetor 2022 | 14:03

Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike në Kamzë, Asllan Dogjani thotë se ky proces  pati parregullsi dhe abuzime.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dogjani u shpreh se kishte një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike.

“Ajo që dua të them, në këto primare që për herë të parë zhvillohen në Shqipëri, unë sigurisht që kam menduar që nuk do të shkojë perfekt, sepse bëhen për herë të parë brenda një Partie Demokratike. Por nuk e kam menduar që mund të shkohet deri atje që të abuzohet me votë. Unë nuk flas asnjëherë pa prova. Unë i kam të dokumentuar në procesverbale. Kur kam hyrë në garë, kam hyrë për të fituar, por natyrisht që unë pranoj edhe humbjen, i jap dorën kur më mund me rregulla të barabarta.

Dihej që në momentet e para, kemi konstatuar një çorientim, një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksionit dhe grupseksionit. Mendova që problemi i listës ishte problem teknik. Mendova disa herë të tërhiqem nga gara, por do më thonë e kanë paragjykuar garën. Kam marrë dje 1554 vota, i falenderoj pa masë ata qytetarë, edhe ata që votuan kundër, por nuk falenderoj ata që kanë abuzuar me procesin”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024