Goditja ndaj Berishës, analisti: Ka ardhur koha që të ndërrohet klasa politike
Analisti Alban Daci thotë se goditja ndaj kryedemokratit Sali Berisha, tregon se ka ardhur momenti që të ndërrohet klasa politike dhe lidershipi politik në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se prej një viti, politika shqiptare zien nga dhuna.
“Duhet të bëjmë një analizë shumëplanëshe. Nuk ka njeri që nuk e dënon aktin e djeshëm, edhe pse për fat të keq, akte të tilla kanë ekzistuar që kur është shpikur mënyra e organizimit të komuniteteve dhe tribuve njerëzore deri në modelin e shtetit që ne ekzistojmë sot. Ajo që dëshmon dje është më e rëndë se sa kaq.
Ka të paktën 1 vit që politika shqiptar zien, zien, zien si një vullkan që është i gatshëm të shpërthejë në urrejtje, hakmarrje dhe luftë. Skena të tilla, ishin që ato të datës 8 janar te zyra e Partisë Demokratike nga demokratët kundër demokratëve. Ky incident i djeshëm, nuk dëshmon asgjë tjetër që ka ardhur momenti që klasa politike, establishmenti politik dhe lidershipi politik duhet të ndërrohet. Siç do lloj cikël jetësor, edhe politika ka një fillim edhe një fund”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni