“Duhet ta bëja”, Luçiano Boçi zbulon çfarë ka thënë agresori i Berishës pasi u kap
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi thotë se Gert Shehu ishte instruktuar qartë për të sulmuar kreun e PD, Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi tregoi se agresori i Berishës në momentin që ishte neutralizuar kishte thënë se ‘ishte diçka që duhej bërë’, çka sipas tij tregon se kishte marrë instruksione për sulmin.
“Ai është një njëri me vetëdije të plotë për atë që po bënte. Ka thënë që ishte diçka që duhej bërë në momentin që e ka ndaluar Breçani dhe këtë e ka thënë edhe në polici. Duhej bërë se kishte marrë një udhëzim të tillë. Këtu e drejta jonë për të thënë në bazë të fakteve që këtu ka një organizim për qëllime politike është e qartë. Nëse ishte i sëmurë mendor, pse shkoi direkt te Berisha? Ishte shumë e strukturuar gjithçka”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës