Cilat janë pistat e prokurorisë për sulmin ndaj Sali Berishës?
Kur kanë kaluar 3 dtë nga sulmi ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit, prokuroria ende nuk ka një pistë konkrete për hetimet.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se policia dhe prokuroria kanë administruar telefonin e 31-vjeçarit Gert Shehu, të cilin ai nuk e kishte me vete kur sulmoi Berishën.
“Në fakt, është ende herët për të folur për pista. Policia dhe prokuroria kanë administruar telefonin e 31-vjeçarit, të cilin ai nuk e kishte me vete, por i është gjetur në banesë. Bëhet fjalë për një telefon të tipit Altcatel, i cili pritet t’i nënshtrohet një ekspertimi për të parë se me kë ka komunikuar gjatë ditëve të fundit 31-vjeçari.
Po ashtu është kërkuar që të merren në pyetje edhe persona të cilët kanë njohje apo shoqëri me të, për të kuptuar më shumë se çfarë ka bërë gjatë ditëve të fundit 31-vjeçari pasi dyshimet mund të jenë, që edhe pse ka informacione se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dyshime që mund të jetë ndikuar apo nxitur. Janë hetime komplekse, nuk dihet nëse prokuroria ka marrë të dhëna se çfarë ka bërë gjatë ditëve të fundit 31-vjeçari”, theksoi Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik