Gjykata Kushtetuese: Emigrantëve shqiptarë u është cenuar e drejta për të votuar

12 Dhjetor 2022 | 15:29

Emigrantëve shqiptarë u është cenuar e drejta kushtetuese për të zgjedhur duke pamundësuar votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu është shprehur Gjykata Kushtetuese pasi ka shqyrtuar padinë e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, duke kërkuar që brenda 1 viti të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor përmes të cilit të sigurohet vota e emigrantëve.

Kjo e fundit ka qenë prioritet i mandatit të dytë qeverisës të kryeministrit Rama, duke sjellë si risi në 2017-tën Ministrinë e Shtetit Për Diasporën, e cila për 4 vite u drejtua nga Pandeli Majko.

Me një ministri të dedikuar për marrëdhëniet e emigrantëve me vendin e tyre të origjinës u duk se vota e diasporës në zgjedhjet e fundit ishte një hap më pranë realizimit.

Propozimet nuk munguan. Ministria e Diasporës fillimisht hodhi në tavolinë dy alternativa. Votimin në selitë diplomatike të vendeve ku emigrantët jetonin, ose nëpërmjet postës së shpejt. Kjo e fundit shihej si mundësi më efikase nga ministri Majko. Por të dyja këto alternativa u panë me skepticizëm nga opozita dhe Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

Ministria për Diasporën nuk arriti të përmbushte zotimin për votën e emigrantëve dhe në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve, kjo ministri reduktohet, duke i kaluar kompetencat e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Disa muaj më vonë shkrihet edhe Agjencia Kombëtare të Diasporës. Sipas vendimit punën e kësaj strukture do ta kryente një departament në Ministrinë e Jashtme, duke i kursyer buxhetit të shtetit 71 milionë lekë, nga të cilat 35 milionë shkonin si shpenzime për personelin.

Agjencia që merrej me çështjet e diasporës, thuhej në projektligj, sillte kosto të panevojshme në buxhetin e shtetit.

Në zgjedhjet e kaluara paralamentare emigrantët nuk mundën të votojnë për shkak të masave anti-Covid që Ministria e Shëndetësisë. Disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve Ministria vendosi karantinimin me 14 ditë për qytetarët që vinin nga Maqedonisë së Veriut dhe Greqia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026