Më në fund Ervin Salianji zbulon kë mbështet, Berishën apo Alibeajn?
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike ka arsye për të festuar për çdo demokrat, edhe pse ndarë në dy grupime.
Ai vetë u shpreh se kishte festuar i vetëm, pavarësisht se ishin dy festa për të njëjtin qëllim.
“Partia Demokratike duhet të gjejë mekanizmat për t’u bashkuar për të mos u bërë akoma më shumë, qoftë e dobët në raport me publikun, qoftë e dobët në raport me faktorët apo aktorët ndërkombëtar në këtë vend, apo me gjithë pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë,” – tregoi Salianji.
Ai shtoi se ndarja në PD është për interesa personale. Sipas tij Berisha nuk duhet të rikthehej për mos të pasur një pronësim të partisë, ndërkohë që çfarë po ndodh është se ai po krijon një grup thjesht “për të ardhur rrotull”.
“Kemi një interes personal që prevalon, që edhe unë jam këtu,” – tha deputeti duke iu referuar këtu Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor