‘E mahnitur nga Tirana’, Lara Colturi: Mes shqiptarëve ndihem si në shtëpi

15 Dhjetor 2022 | 08:39

16-vjeçarja e talentuar italiane, Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive dhe së fundmi ajo arriti një rezultat fantastik në garën e parë duke u renditur mes 30 më të mirave në Itali.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Lara ka qenë mes angazhimeve të shumta, mes Amerikës dhe Italisë, për gara të shumta në të cilat ajo ka arritur rezultate shumë të mira, duke na bërë shumë krenarë për faktin se përfaqëson flamurin kuq e zi.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tregoi se është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë, vendim që siç tha e ka marrë bashkë me prindërit e saj.

16-vjeçarja u shpreh se për herë të parë kishte vizituar Shqipërinë kur kishte marrë këtë ftesë për bashkëpunim dhe ishte ndjerë si në shtëpinë e saj në Tiranë, ku njerëzit flasin italisht në masë.

“Kam mbetur e mahnitur nga Tirana; është një vend shumë ndryshe nga të tjerët; është një vend ku ajri është ndryshe në krahasim me aty ku jetoj unë. U gjenda shumë mirë. Shqiptarët flasin italisht në masë të gjerë dhe u ndjeva si në shtëpinë time”, tha skiatorja 16-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024