Spaho akuza ambasadores: Yuri Kim po u bën presion prokurorëve

16 Dhjetor 2022 | 15:49

Deputeti Edmond Spaho është shprehur se ambasadorja e SHBA në Tiranë po i bën presion prokurorisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se jemi në këtë gjendje që jemi sot për shkak se në SPAK që prej fillimit që u krijua u ndërhy politikisht.

Ndër të tjera Spaho theksoi se produkti i reformës në drejtësi është negativ.

“Nuk është normale fare dhe presioni publik që po bën ambasadorja. Nuk ndodhin gjëra të tilla në vende të tjera. Përderisa themi se janë krijuar institucionet që themi janë të pavarura, s’do kishim nevojë fare për presione të tilla. SPAK që kur u krijua u ndërhy politikisht. Rrjedhojë e saj jemi këtu ku jemi sot. Fakti që kemi arritur këtu ku jemi sot, tregon që produkti i reformës në drejtësi është negativ”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024