‘Analfabetizmi i fshehtë’, Nora Malaj: 40% e moshës 25-45 vjeç pa arsim bazë

20 Dhjetor 2022 | 10:47

Pedagogia Nora Malaj paralajmëroi se vendi ynë do të përballet me një problem të madh, që është analfabetizmi i fshehtë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Malaj u shpreh se 30-40% e moshës nga 25-45 vjeç nuk kanë bërë as arsimin bazë.

Sipas saj, kjo kategori e ka edhe të vështirë që të punësohet.

“Pas kaq vitesh, ne me të vërtetë kemi ndërtuar disa shkolla por kemi përballë fenomenin e shpopullimit, fenomenin e braktisjes, fenomenin e analfabetizmit të fshehtë. A e dini ju që sot po përballemi, ende nuk ka dalë si problem, por po e them sot.

Një nga problemet më të mëdha që ne do të përballemi shumë shpejt është fakti që kemi një kategori e cila është nga 30-40% e moshës nga 25-45 vjeç, të cilët nuk kanë bërë as arsimin bazë. Është kategoria e atyre njerëzve që kanë ikur jashtë; kanë bërë punë sezonale; janë rikthyer prapë dhe janë pa arsim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026