Zëdhënësi i prokurorisë: Nëna e mësoi nga media që foshnja përfundoi në lavatriçe
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, thotë se nëna e foshnjes që u gjet në lavatriçe në spital, e mësoi ngjarjen e rëndë nga mediat.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Nikqi u shpreh se vetë ngjarja e ndodhur tregon se ka pasur neglizhencë dhe papërgjeshmëri nga stafi mjekësor.
Nikqi nënvizoi se po vijojnë hetimet për ngjarjen.
“Realisht, pas lindjes së foshnjës që ka lindur pa shenja jete, ka pasur neglizhencë. Nuk ka nevojë të theksohet kjo, se vetë fakti që ka ndodhur tregon se çfarë neglizhence dhe çfarë papërgjegjshmërie ka pasur. Është rast shumë i dhimbshëm dhe nëse nuk e dini, nëna e foshnjës e ka marrë vesh përmes mediave dhe është rast i rëndë për të.
Ka pasur fillimisht një mosmarrëveshje mes stafit përgjegjës dhe familjarëve, për shkak se nuk u është dhënë kufoma e foshnjës; aty kanë filluar pakënaqësitë e para. Pas ardhjes së prokurorëve dhe Inspektoriatit Shëndetësor, aty e kanë kuptuar familjarët se çfarë ka ndodhur. Aty e ka marrë përsipër prokurorja e çështjes që të bëhen hetimet dhe jemi në fazën intensive fillestare të hetimeve. Pasi të pranohen këto raporte, do të veprohet sipas ligjit”, theksoi ai.
Deri më tani, familja pretendon se nga pakujdesia foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.
Nëna e foshnjës ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerrë e vdekur.
Pas operacionit, raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kosovare, ndërsa sipas mediave është zbuluar vetëm pasi prindërve iu refuzua kërkesa për të marrë trupin, duke i detyruar të bënin denoncim.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit