Ngjela: SPAK-u të kapë ‘peshkaqenët e mëdhenj’, ose do ndërhyjë forca ushtarake

23 Dhjetor 2022 | 13:32

Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk do të arrestojë zyrtarët e lartë që janë përfshirë në korrupsion, atëherë do të ndërhyjë forca ushtarake, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se SHBA-të nuk mund të lejojnë korrupsionin në Shqipëri, sepse na konsiderojnë vend aleat.

“Shoqëria mezi e pret hakmarrjen e saj ndaj vjedhësve. I kanë vjedhur, i kanë fyer, i kanë detyruar të emigrojnë me fëmijë, me prindër. Të gjitha këto krijojnë një akumulim hakmarrës brenda vetes, ose qoftë edhe një fenomen reaktiv  kundër atyre që i kanë katandisur në këtë gjendje. Duke filluar nga kjo dhe në qoftë se SPAK-u fillon goditjen e anti-korrupsionit, e këtyre peshkaqenëve të mëdhenj që kanë grabitur popullin, menjëherë do ketë një vlerë të re në moralitetin shqiptar, do fillojë një besim ndaj shtetit shqiptar dhe shoqëria do fillojë të çlirohet së brendshmi nga ato pengje që ka.

Atëherë, do ta bëjë SPAK-u këtë? Vetëm t’ju them një gjë, ose do ta bëjë SPAK-u, ose do ta bëjë forca ushtarake, nuk ka rrugë tjetër. Patjetër, do kalohet atje sepse ata që po e drejtojnë, e kanë metodë këtë. Si do e lënë ata korrupsionin  në një vend që e kanë aleat të tyre”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024