Bie fuqia blerëse në prag të festave, tregtarët në Durrës ankohen se nuk ka shitje

24 Dhjetor 2022 | 16:15

Në prag të festave të fundvitit, kjo është një panoramë e pazakontë në tregun e fruta-perimeve në Durrës. Në markatën e vetme të qytetit, blerësit numërohen me gishtat e dorës.

Me gjithë mbajtjen e çmimeve në një normë konstante, tregtarët thonë se blerjet këtë vit kanë rënë së tepërmi.

“Fuqia blerëse ka qenë jo zero, por poshtë zeros. Çmimet janë shumë të lira, por fuqi blerëse nuk ka. S’ka lekë. Do fitosh 12-13 mijë lekë, jo qesja, jo lekët e vendit, por më mirë të punojmë kot sesa të rrimë kot. Shumë dobët, nuk kanë lekë njerëzit”, shprehen disa tregtarë.

Edhe pse çmimet nuk janë rritur shumë krahasuar me ritmin e një viti më parë, frika për të mos e tepruar me shpenzimet i ka detyruar konsumatorët që të mbledhin dorën.

“Çmimet janë në rregull, por nuk i përballojmë dot se një pension kemi, aq sa marrim duhet të shpenzojmë”, tha një qytetar.

Sipas vëzhgimit në terren, rreth 87% e perimeve kanë pësuar rritje me 20-30 lekë, krahasuar me çmimet e një jave më parë.

Ndërsa, thuajse të gjitha frutat deri më tani, tregtohen me të njejtat çmime.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026