Mungesa e gjyqtarëve vonon divorcet
Vetingu ka bërë që të pakësohet numri i gjyqtarëve që janë në shërbim.
Një pjesë e tyre janë larguar vetë nga puna dhe pjesa tjetër për shkak të këtij hetimi. Për këtë arsye seksioni familjar në Gjykatën e Rrethit Tiranë rrezikon të shpërbëhet.
Nga 10 gjyqtarë që kanë qenë dikur, për shkak te vetingut, sot ky seksion ka vetëm 4 gjyqtarë. Nëse në janar 2023, ky numër shkon në 3, atëherë seksioni shkrihet.
Disa nga vendimet gjyqësore që jepen në këtë institucion lidhen me birësime, divorce, ushtrim përgjegjësie prindërore, pension ushqimor për fëmijët, përpjestim pasurie bashkëshortore apo urdhër mbrojtjeje.
Ky seksion po bie në krizë, së bashku me gjithë Dhomën Civile dhe Penale të Gjykatës së Tiranës, më e madhja në vend.
Nga 60+ gjyqtarë në vitin 2015, sot kjo gjykatë karriere ka vetëm 36 gjyqtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë