‘Shqipëria, e pakërcënueshme’, Peleshi: Uroj të mos i përdorim dronët Bayraktar
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria nuk kërcënohet nga një konflikt ushtarak, por gjithesi vendi duhet të përgatitet edhe për ditën më të keqe, teksa iu referua blerjes së dronëve Bayraktar nga Turqia.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se uron që këto dronë të mos përdoren, teksa nënvizoi se Shqipëria është pjesë e NATO-s.
“Natyrisht që nuk urojmë, nuk besojmë, nuk ka gjasa, nuk ka sinjal për t’u shqetësuar për ndonjë përfshirje të mundshme të ndonjë konflikti ushtarak për vendin tonë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të përgatitemi edhe për ditën më të keqe. Në këtë kuadër, edhe për shkak të tronditjes që ka pësuar gjeopolitika mbas luftës në Ukrainë, ne vendosëm të pasurojmë forcën tonë ajrore me një kapacitet modern dhe shumë efikas.
E them edhe një herë, shpresojmë që të mos kemi nevojë që t’i përdorim dhe nuk ka për t’u përdorur se ne jemi një vend në NATO. Nuk kërcënohet Shqipëria, është e pakërcënueshme Shqipëria. NATO është aleanca më e madhe politike dhe ushtarake në botë. Ne jemi një anëtar i çmuar i kësaj aleance”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.