Gazetarja tregon se cili është lideri shqiptar në RMV që refuzoi ftesën e Ramës
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të darkuar me liderë të tjerë shqiptarë të RMV-së, por është shprehur se nuk do të ulet në një tryezë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Kështu raportoi gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi nga Shkupi, e cila shtoi se shumica e liderëve ka pranuar ftesën e kreut të qeverisë shqiptare.
“Është ftesë drejtuar të gjitha partive parlamentare të cilët janë të drejtuara apo të përbëra nga shqiptarë, por deri tani, shumica e ka pranuar ftesën, përveç kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili ka qenë i paqartë, duke thënë se ka pranuar ftesën e Edi Ramës, por nuk dëshiron që të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetin.
Kur të gjithë do të ulen në një tavolinë, nuk dihet se në çfarë forme do ta pranojë ftesën Bilal Kasami, vetëm ky moment është i paqartë. Të tjerët nuk kanë pasur probleme, Lëvizja Besa ka vlerësduar se kjo është thjesht një tentativë për ta faktorizuar BDI-në nga Tirana zyrtare”, raportoi ndër të tjera Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh