Blendi Klosi e konfirmon: Erion Veliaj është kandidati i PS-së për Tiranën

9 Janar 2023 | 13:38

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kandidati i kësaj force politike për kryeqytetin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi u shpreh se lista me 61 kandidatët për bashkitë do të shpallet zyrtarisht nga forumet e partisë.

“Ka një prononcim të kryetarit të partisë dhe të shumë drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve drejtuese të PS-së, që asnjë dyshim nuk ka për kandidimin e zotit Veliaj, i cili zyrtarisht do të jetë me 60 kryetaret dhe kryetarët e tjerë, kur lista të shpallet zyrtarisht nga forumet.

Ne do të bëjmë procesin tonë të marrjes së mendimit të opinionit të partisë, të vendimarrjes të forumeve të  larta drejtuese, Kryesia do të marrë vendim për 61 kryetarët. Në momentin  që po flasim, nuk ka asnjë çedim në këtë kandidim”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024