“I mora paratë se e urreja Alda Klosin”, zbardhet dëshmia e pastrueses hajdute
Gazetari Eni Ferhati ka siguruar dosjen brenda të cilës ndodhet dhe dëshmia e pastrueses hajdute Rozeta Dobi e cila në bashkëpunim me djalin Havier Dobi, vodhën 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosit, ndërsa kishin fshehur në respirator mbi 400 mijë euro të tjera.
Në deklaratën e saj ajo e ka pranuar se ka vjedhur paratë në shtëpinë e Klosit dhe sipas saj këtë e ka bërë nga urrejtja që kishte për zyrtaren.
“Alda Klosi ka marrë një banesë në rrugën e Kosovarëve, qëndronte me vajzën e saj. Më datën 15 i kërkova djalit të më dërgonte me makinë te banesa e Aldës. Pasi hymë në banesë që e kam e hapur me çelësin që disponoja, kam bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë.
Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte ngjyrë gri. Pasi e hapa atë konstatova se brenda saj ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 300 euro dhe 100 dollarë. Në momentin që i kam parë këto shuma, nga urrejtja që kisha krijuar për Alda Klosin kam marrë paratë dhe jam larguar me makinën e djalit”- ka deklaruar Dobi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta