Shehi: Klosi maja e ajsbergut, pjesë e zinxhirit korruptiv në derën e ish-ministrit
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se është ulëritëse ngjarja e fundit që ndodhi në Tiranë, ku Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj vodhën në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se kjo është maja e ajsbergut dhe sipas tij SPAK duhet të merret seriozisht me këtë punë.
Sipas Shehit nuk mundet që një nëpunëse e thjeshtë që mund të marrë një milion lekë në muaj të mbledh një pasuri të tillë, referuar parave në shtëpi dhe pasuritë e paluajtshme që zotëronte Klosi.
“Ngjarja e vjedhjes në Tiranë është ulëritëse .SPAK duhet të merret seriozisht me këtë punë. Kjo që duket është maja e ajsbergut. Ça është kjo zonja që ka mbledhur kaq shumë pasuri, një nëpunëse e vogël, një shefe kabineti që i merr ose jo 1,2 milion, ka grumbulluar kaq shumë. Ajo është pjesë e një zinxhiri korruptiv që fillon poshtë asaj vazhdon me këtë, është në derën e ministrit dhe ministri është në derën e kryeministrit.
Është një thërrime që i mbetet shërbyesve të vegjël të regjimit. SPAK është një produkt i politik shqiptar, por kam një shpresë që ajo pak që mund të ketë arritur SPAK, i shtyrë nga presioni i ndërkombëtarëve, i mbrojtur edhe nga ndërkombëtarët, mund të sjellë ndonjë rezultat. Do i presim se çfarë do bëjnë. Është rritur shumë dhe në mënyrë të padrejtë pritshmëria nga SPAK”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkimi PD-PL, Shehi: LSI bën zig-zage, s’krijon sistem afatgjatë besimi
- U tërhoq PD-ja për Avokatin e Popullit? Braho: Për çfarë bëj përgjegjës Alibeajn
- Tritan Shehu: Kam firmosur që Ervin Salianji të jetë kreu i grupit të PD-së
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush