Tritan Shehu: Kam firmosur që Ervin Salianji të jetë kreu i grupit të PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu pohoi se ka firmosur që Ervin Salianji të jetë në krye të Grupit Parlamentar dhe të zëvendësojë në këtë post, Enkelejd Alibeajn.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehu u shpreh se Salianji është më i pranueshëm nga deputetët dhe shtoi se kompromise të tilla mund të bëhen në politikë.
“Po jua them, unë jam një nga ata që kam firmosur. Pse? Shumë thjeshtë, sepse mendova këtë gjë, të gjejmë një zgjidhje për një deputet që është më i pranueshëm nga të gjithë.
Ervini është më i pranueshëm nga të gjithë siç duket dhe prandaj është një zgjidhje kompromisi. Në politikë bëhen komprimise të tilla, nuk ka asgjë të keqe. Mund të arrihen kompromise të tilla”, theksoi ai.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbuluar prapaskenat e përjashtimit të deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Hoxha tha se vendimi i “grupit Alibeaj”, për përjashtimin e deputetëve që mbështesin Berishën, erdhi për shkak të një nisme të ndërmarrë nga deputeti Ervin Salianji për marrjen e drejtimit të grupit parlamentar të PD-së.
Sipas gazetarit, Salianji kishte mbledhur votat e nevojshme që të zëvendësonte Alibeaj në postin e kryetarit të grupit.
Me përjashtimet e bëra, Alibeaj mundi të siguronte “karrigen e tij”, sipas Hoxhës.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa