Kontrabanda e naftës, kapet anija libiane që furnizoi peshkarexhën në ujëra neutrale

13 Janar 2023 | 17:00

Është kapur në det të hapur anija nga Libia që furnizoi me rreth 50 mijë litra naftë anijen e peshkimit në Durrës.

Burime policore thonë se anija libiane u ndalua nga policia e Vlorës dhe u dërgua për hetim drejt portit të Durrësit.

“EuroNeës Albania” ka siguruar foton e mjetit lundrues, i cili erdhi në port me 9 shtetas libianë dhe vetëm 12 mijë litra naftë të mbetur për t’u mundësuar kthimin.

Pjesa tjetër e naftës është përdorur për qëllime biznesi, pasi i është dhënë në ujërat neutrale në afërsi të brigjeve italiane anijes shqiptare.

Sasia e naftës prej 50 mijë litra karburant kontrabandë, u fut në ujërat shqiptare përmes anijes së peshkimit, por që u arrit të kapej nga autoritetet ligjzbatuese.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026