Kurti: Autori që kreu gjenocid ndaj shqiptarëve vepron si viktimë

13 Janar 2023 | 18:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për krimet e serbëve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës.

Gjatë fjalimit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ai tha se nën një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg “Sheshit të Republikës” së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve janë gjetur në një varr masiv.

Sipas tij, ata tjanë varrosur në Kosovë, pastaj janë zhvarrosur dhe transportuar në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës.

Kurti shtoi se autori që ka kyer gjenocid vepron si viktimë.

“Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe. Deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa. Megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende. Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet.”, u shpreh Kurti, duke shtuar “Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026