Alket Hyseni flet për sulmin politik ndaj Olta Xhaçkës: Po baltosin figurën e saj

18 Janar 2023 | 16:00

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni komentoi në një intervistë për Euronews Albania sulmin politik që po bëhet ndaj Olta Xhaçkës.

Sipas tij figura e ministres së Punëve të Jashtme po baltoset.

“Kemi të bëjmë me një debat kushtetues me procedura të Gjykatës Kushtetuese dhe unë nuk mund t’i shmangem dhe një analize proceduriale. Në bindjen time të plotë me gjithë informacionin që kam në dispozicion nga Kuvendi, jemi para një fakti që janë dy kërkesa të bëra përkatësisht nga 14 dhe 28 deputetë. Të dyja kërkesat kanë mangësi të thella proceduriale, janë në shkelje të parashikimeve kushtetuese dhe të ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese,” – u shpreh Hyseni.

Ish-deputeti tha se opozita po kërkon të hedhë baltë qëllimisht mbi figurën e Xhaçkës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024