Andi Bushati: Temat e forta që SPAK ka frikë t’i hetojë dhe emisionet nuk i nxjerrin
Analisti Andi Bushati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania, 2 denoncimet e 3 javëve të fundit të cilat sipas tij SPAK ka frikë t’i hetojë.
Bushati u shpreh se denoncimi i Monika Kryemadhit 3 ditë më parë për inceneratorin e Tiranës dhe denoncimi i Belind Këlliçit për Bashkinë Tiranë, edhe pse me prova, nuk përbëjnë interes për SPAK dhe as për median.
“Denoncimi i Monika Kryemadhit 3 ditë më parë me zë dhe figurë si vazhdohet të vidhen qytetarët me inceneratorin e Tiranës, një tjetër denoncim e ka bërë Belind Këlliçi i cili pretendonte, me prova, se bashkia e Tiranës bën tenderë fiktivë duke vjedhur qytetarët. Për asnjërën nga këto tema SPAK nuk ndërhyn apo të bëhen emision televizive dhe në vend të kësaj merren me Elvis Roshin. Rama është dakord që të merremi me ata që kanë ikur dhe jo me ata që vjedhin sot”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve