Toksikologia: Spërkatja e vreshtave, e rrezikshme për rrushin që bëhet raki apo verë
Toksikologia Suela Xhufi deklaroi se spërkatja e vreshtave nga vetë individët, është e rrezikshme, sidomos në ambiente ku nuk ka kontroll.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhufi u shpreh se sa më i pastër të jetë rrushi, nivel më të lartë pastërtie ka edhe alkooli që do të nxirret.
“Mendoj që ato janë pak më të rrezikshme, sepse jo të gjithë mund të bëjnë një alkool të mirë dhe varet edhe me çfarë e kombinojnë. Për mendimin tim po, sidomos në vendet ku nuk ka një standard kontrolli të këtyre alkooleve. Përveç faktit të metanolit që mund të hidhet, që është një alkool goxha toksik, i cili mund ta çojë deri në vdekje individin, vetë rrushi apo elementet që përdoren, varet sa të pastra janë.
Ne në Shqipëri bëjmë shumë spërkatje dhe kjo rrit riskun për një raki jo të mirë ose për një verë jo të mirë. Sa më i pastër të jetë rrushi, nivel më të lartë pastërtie ka edhe alkooli që do të nxjerrim”, theksoi ajo.
Ata që jetojnë në Kanada duhet të kufizojnë veten në vetëm dy pije në javë dhe në mënyrë ideale të reduktojnë alkoolin krejtësisht.
Ky vendim i qeverisë ka nxitur debate intensive mbi rrezikun kundrejt kënaqësisë në një vend ku shumica dërrmuese e të rriturve konsumojnë rregullisht alkool.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq