Escobar dhe Lajçak takojnë sot Kurtin në Prishtinë
Këtë të premte, pesë diplomatë nga BE-ja dhe SHBA-ja do të jenë në Prishtinë.
Në përpjekje për ta avancuar dialogun me Serbinë, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për herë të parë, në negociata do të perfshihet drejtperdrejt edhe Roma zyrtare. Këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit të shoqëruar nga Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, do të zbarkojnë në Prishtinë dhe më pas Beograd në përpjekjen për jetësimin e të ashtuquajturit plan franko-gjerman.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pritet që të marrë zgjidhje çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, marrëveshje për të cilën ka një presion të madh drejt qeverisë së Kosovës që ta themelojë në pajtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve