“Meta e Berisha u pasuruan me vjedhjen e thesarit”, Beqiri: Çfarë më tha Izet Haxhia

20 Janar 2023 | 12:45

Avokati Idajet Beqiri ka thënë se ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe krut të PL-së Ilit Meta, pasi sipas tij kanë vjedhur floririn në tunelin e Krrabës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tregoi se ka qenë Izet Haxhia, i cili i ka treguar me fakte për vjedhjen e floririt.

Ndër të tjera ai zbuloi se për Ilir Metën ka marrë në pyetje dëshmitarë që tashmë nuk janë më në jetë.

“Kallëzimin penal mund ta bëja dhe para se të merrja klient Izetë Haxhinë dhe para se të mësoja prej tij fakte nga më të rënda. Sapo mësova këto fakte, bëra dhe disa verifikime të tjera në lidhje me vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe më pas bëra kallëzimin.

Kam pyetur shumë dëshmitarë të tjerë, për Metën kam pyetur dëshmitarë që sot nuk janë në jetë, që kanë marrë pjesë në vjedhjen e Thesarit. Pasi i mora këto të gjitha këto, Izet Haxhisë i thashë se për këto krime që ke qenë vetë dëshmitarë okularë shko në SPAK dhe bëj denoncimin. Ai e bëri denoncimin ndërsa unë bëra kallëzim. Në kallëzim ka thënë dhe gjera të tjera të tipit: U vodh thesari në vitin ’97. Nga dita që u vodh thesari e deri më sot, këta persona kanë vënë pasuri marramendëse, ia kam treguar një nga një pasuritë që kanë vënë pas vjedhjes së Thesarit. Kjo është juridike dhe jo politike”- tha ai.

Më tej ai shtoi se tunelet e Krrabës para se të merrej floriri në vitet ’97 ishin të blinduara dhe dyert ishin me kod.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024