Gështenja: Të mbështesim Luçiano Boçin nëse është më i miri që kemi në Elbasan
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se ekziston hapësira për të gjetur pika bashkimi mes demokratëve, duke dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja, i cili është deputet në Elbasan, u shpreh se nëse Luçiano Boçi është kandidati më i mirë për këtë bashki, të gjithë duhet ta mbështesin.
Por Gështenja nënvizoi se edhe Rithemelimi duhet të mbështesë kandidatët e grupimit tjetër të opozitës në qarqe të caktuara, nëse kandidatët e saj do të jenë më të mirë.
“Zoti Luçiano Boçi nuk është një kundërshtar i demokratëve, ai është demokrat. Ashtu si Luçiano Boçi, por edhe figura të tjera në qarqe të tjera të vendit janë demokratë, dalin nga Partia Demokratike. E rëndësishme është, e para që Partia Demokratike duhet të hyjë në garë. E kam thënë që ka hapësira, nëse ekziston vullneti dhe dëshira e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë vendimmarrje, që ne të dalim me kandidatë të përbashkët.
Nëse flasim për Elbasanin, nëse në Elbasan grupimi ynë nuk ka një kandidat më të fortë se Luçiano Boçi, ne duhet të mbështesim të gjithë Luçiano Boçin. Sikundër, Rithemelimi, pjesa tjetër e opozitës, duhet të mbështesë kandidatin tonë në një qark tjetër”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë