Habit ish-funksionari i PD: Zgjedhjet më mirë t’i fitojë Rama se Berisha
Prel Deda, ish-funksionar i Partisë Demokratike, u shpreh nga studio e Euronews Albania se Enkelejd Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatë me logon e PD-së në të gjitha bashkitë e vendit.
Sipas tij një gjë e tillë është në të mirë të të gjithë demokratëve dhe të gjithë Shqipërisë. Ai nënvizoi se është më mirë që zgjedhjet lokalke t’i fitojë kryeminisrtri Rama se sa Sali Berisha, një person i shpallur non grata për korrupsion madhor.
“Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatët e vet në të gjithë Shqipërinë. Dhe nëse nuk i nxjerr këta kandidatë në të gjithë vendin atëherë kjo është në dëm të demokratëve dhe në dëm të Shqipërisë. Është shumë më më e ndershme të fitojë Rama, se Berisha.
Berisha është një i izoluar botërisht, nga e gjithë Evropa. Edhe kur ishte president dhe kryeministër ai nuk kishte një takim ndërkombëtar.
Ai është i shpallur non-grata familjarisht për minim të demnokracisë dhe korrupsion madhor dhe për privilegje të familjarëve të tij dhe të njerëzve të tij.
Kjo është arsyeja pse shqipatrët nuk e kanë votuar me shumicë Sali Berishën dhe sa herë ai ka fituar ka afruar kundërshtarët e vet”, tha Deda.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve