Atentati ndaj ish-prokurorit dhe “Rrumit”, jepen masat e sigurisë për të ndaluarit

21 Janar 2023 | 13:37

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasit Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku, i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku, dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.

Sipas SPAK, atentati i 3 viteve më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal. Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen, përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilaj, kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve u njohën ketë të shtunë me masat e sigurisë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në kërkim është Plarent Dervishaj, ku sipas SPAK, është një  nga organizatorët, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe një shtetas me inicialet A.SH. Të gjithë këta persona,  sipas SPAK, kanë marr pjesë në të gjithë planin para dhe pas ngjarjes së 1 Nëntorit 2019. SPAK e hetoi çështjen në një procedim të veçuar nga ai i Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt dhe thotë se ka siguruar prova që këta persona janë të përfshirë në atentat nëpërmjet përgjimeve dhe bashkëpunimit me persona të tjerë nën hetim.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit me kerkesë të SPAK, në 11 banesa u ushtruan kontrolle dhe sekuestruan armë, jelekë antiplumb dhe 50 kontrata shit-blerje pronash. Për shkak se 4 personat e shpallur në kërkim, sipas SPAK janë jashtë vendit, është bashkëpunuar edhe  me autoritete e huaja me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026