Bosi i Cosa Nostras në pranga, kush mund të ketë marrë drejtimin e mafias italiane

21 Janar 2023 | 14:09

Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu, ka dhënë detaje interesante në lidhje me arrestimin e bosit të Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro.

Agalliu tha se me arrestimin e superbosit, një tjetër person duhet të jetë zgjedhur me siguri në krye të kupolës së Cosa Notras.

Sipas gazetarit emri i drejtuesit të ri nuk dihet ende, por me shumë gjasa mund të jetë një person i afërt me Matteo Messina Denaron, si p.sh. kunati, por mund të jetë edhe nga klani i korleonezëve.

Agalliu zbuloi se gjatë arrestimit Denaros iu gjetën dy telefona. Ndërkohë që në portofol mbante fotografinë e nipit të vdekur një vit më parë në aksident.

“Siç ka thënë dhe prokurori se kemi arrestuar numëin 1 të mafias, por kjo nuk do të thotë që kemi mposhtur mafian.

Struktura dhe kupola e Cosa Nostras drejtohet tashmë nga dikush tjetër, të cilin nuk e dimë se kush është.

Matteo Messina Denaro në momentin e arrestimit ka patur dy telefona celularë dhe në telefonin e tij është gjetur fotografia e nipit të tij të vdekur. Bëhet fjalë për Gaspare Alegra 37-vjeç që humbi jetën vjet në një aksident shumë të çuditshëm vitin e kaluar. Vetë Gaspere Alegra që ka qenë djali i motrës së Matteo Messina Denaro, ka qenë i proceduar për veprimtari të paligjshme të kumarit dhe lojërave të fatit.

Ndërkohë kunati i Matteo Messina Denaros, babai i Gaspera Alegra, ka qenë dhe njeriu më i afërt me të.  Por ende nuk e dimë ende se kush është pasardhësi i superbosit. Matteo Messina Denaro vepronte në zonën e Trappanit ndërkohë që edhe korleonezët vijojnë të kenë një peshë goxha të rëndë Brenda Cosa Nostras”, tha gazetari.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026