Thembra e Akilit në dialogun Kosovë-Serbi, për çfarë po lufton SHBA?
Analisti Ben Andoni është shprehur se asociacioni duhet të rikthehet në mënyrë që të përshtatet me Kushtetutën e Kosovës.
Pikërisht sipas Ben Andonit kjo është dhe “Thembra e Akilit” për SHBA-në.
“Ka një problem të asaj që ne themi asociacioni. Në momentin që një palë firmos atëherë vendimi gjithmonë i presidentit, kryeministrit janë taksative për një shtet që të zbatohen. Ligjshmëria provohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ka shpallur papajtueshmëri të neneve të marrëveshjeve të asociacionit por ndërkohë asociacioni është hedhur poshtë.
Ai duhet të rikthehet në mënyrë që të përshtatet me Kushtetutën e Kosovës. Këtu po lufton shumë pala amerikane dhe këtu është dhe thembra e Akilit. Ky është dhe momenti që tregon dhe potencën e një administrate, në këtë rast administratën e Kosovës. Draftin e ri që do bëjë, fillimisht duhet ta dakordësojë me Gjykatën Kushtetuese.”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve