Ish-ministri i Arsimit: Po emigrojnë 15-vjeçarët, nuk do njohin as himnin kombëtar

21 Janar 2023 | 16:51

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se vendimi për të kënduar himnin në shkolla është një rregull i vendosur nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet, por që më pas u hoq nga kryeministri Rama, për t’u rikthyer sërish së fundmi.

Tafaj theksoi se vendimi për këndimin e himnit është i nevojshëm në situatën ku nodhet vendi, pasi nevojitet të forcohet vetëdija e identitetit kombëtar te të rinjtë.

Ish-ministri theksoi se emigracioni po prek dhe të miturit e moshës 15-vjeçare, të cilët mund të largohen nga vendi pa ditur minimalisht as himnin kombëtar.

“Ne nuk mund të themi se nëse do të këndojnë himnin kombëtar fëmijët do të bëhen më shumë patriot, aq më pak nacionalistë dhe do të jenë më të vetëdijshëm për identitetin kombëtar, por mendoj se është një simbolikë e nevojshme për shkollat e një vendi të vogël siç jemi ne. Po të shohësh përvojat ndërkombëtare janë shumë të ndryshme, por po të marrim SHBA-të, ky është një rregull në të gjitha shtetet atje. Në Evropë në disa shtete të BE-së është një rregull i tillë, në disa të tera jo. Në përgjithësi mendoj se kjo i bën mirë shkollës dhe nxënësve.

Aq më tepër, në situatën ku është vendi ynë sot, me këtë largim masiv të të rinjëve dhe emigracion masiv, edhe të fëmijëve 15-vjeçar. Është shumë e rëndësishme të ketë mundësi që në klasat e para të arsimit fillor fëmijët të fillojnë të krijojnë sa më mirë vetëdijen për identitetin kombëtar.

Përndryshe në këto kushte siç është vendi nëse nuk e këndojnë himinim kombëtar në shkolla, ka të ngjarë që të kenë emigruar diku, të luaj kombëtarja jonë, të jepet himni kombëtar dhe këta të mos e dinë himni i kujt është. Nuk mund të lihet himni kombëtar të këndohet vetëm në stadium dhe nëtakime politike”,tha Tafaj.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026