Ministri Peleshi: Kemi përmirësim të situatës së krijuar nga moti i keq
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se në vend ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se aktualisht nuk ka banesa nën ujë në Shkodër dhe Lezhë.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, Qafë Thore-Theth dhe Dushaj-Lekbibaj.
“Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.
Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë. Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës”, shkroi Peleshi në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve