Mjekja tregon shenjat: Myku i thonjve kërkon deri në 6 muaj trajtim dermatologjik

23 Janar 2023 | 07:58

Mjekja dermatologe, Monika Fido thotë se myku i thonjve kërkon deri në 6 muaj trajtim dermatologjik.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Fido u shpreh se myku shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, kryesisht lagështira.

“Faktorët favorizues të mykut të thonjve ose të infeksioneve të tjera të thonjve, janë nga më të ndryshmet. Së pari, mund të jetë një sëmundje infektive. Favorizohet nga lagështira, nga përdorimi i këpucëve, shapkave të dikujt tjetër, marrja nëpër qendra që nuk ofron një shërbim të sterilitetit të procedurave të pedkyrit, nga keqqarkullimi i gjakut në këmbë.

Kryesisht është lagështira dhe haset te atletet ose këpucët kur i mbajmë për një kohë të gjatë. Trajtimi i mykut të thonjve është një nga trajtimet më të zgjatura në dermatologji,  nga 3 deri në 6 muaj. Gjatë kësaj kohe, individi do marrë mjekim nga goja dhe mjekim lokal”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024