Akuza e fortë e Prençit: Manja e Rama blenë me para gjakun e Klodian Rashës
Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ka lëshuar akuza të rënda duke thënë se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja së bashku me kreun e qeverisë Edi Rama, kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës, i cili humbi jetën dy vite më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai bëri dhe një krahasim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Teksa u nda sërish te Manja theksoi se ky i fundit ka dhunuar të gjithë elektoratin dibran ndërsa sot del e shet mend për zbardhjen e 21 janarit.
“A ka audio më të rëndë kur Ulsi Manja dhunoi të gjithë elektoratin dibran. Sot Manja del e shet mend. Në fakt ai është njeriu më i implikuar me video dhe audio.
Manja dhe Rama kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës. Kemi dy dallime, Berisha nuk blen gjakun me para dhe Edi Rama duke përdorur karrem Manjën i çoi para familjes së Klodian Rashës e ditën e nesërme u ndaluan protestat”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje