EKSKLUZIVE | Euronews Albania brenda shtëpisë së barit në Shijak, detajet
Gazetarja Kloida Gjuzi ka qenë në shtëpinë katërkatëshe në Sallmone të Shijakut ku ditën e sotme u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë kanabis.
Ajo bëri me dije se informacionet për ‘shtëpinë e barit’ janë marrë në rrugë operative.
Shtëpia në pronësi të dy vëllezërve Fredi Krasniqi dhe Selman Krasniqi, është katërkatëshe, ku në dy katet e fundit ishte mbjellë në kova dhe lënda narkotike kanabis.
Kati i dytë ishte i banueshëm nga vëllezërit dhe familjet e tyre ndërsa kati i parë bëhet me dije se ishte bosh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Krahët e krimit”, u vu në pranga shtetasi Fredi Krasniqi dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Selman Krasniqi.
Shërbimet e Policisë konstatuan se kati i tretë dhe i katërt i banesës së dy vëllezërve, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollove të shtuara, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.
Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq